Procesi i votimit në Republikën e Kosovës ka nisur normalisht. Në këto zgjedhje ka votuar edhe Rada Trajkoviq, e cila pas votimit ka thënë se sot është një ditë e madhe.
“Sot është një ditë e madhe dhe mëngjes i bukur. Besoj se qytetarët do t’i zgjedhin përfaqësuesit nga lista e Koalicionit “Liria” (Slloboda) për t’i përfaqësuar”, ka thënë ajo në një intervistë për Top Channel.
Më tej ajo ka thënë se do t’i mbrojnë interesat e qytetarëve.
“T’i japin fund kësaj dhune të Beogradit për mos lirinë e përkrahësve tanë. Ne do t’i mbrojmë interesat e qytetarëve”.