Këshilltarja e ministrit për Komunitet dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Rada Trajkoviq, njëherit edhe kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, është ndaluar nga Policia serbe sot rreth orës 10:00 derisa po kthehej nga Serbia, raporton Gazeta Sinjali.
“Sapo më ndaluan në vendkalimin Merdare. Jam e përjashtuar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.
Këshilltarja e ministrit Nend Rashiq theksoi se ka udhëtuar për t’u takuar me përfaqësues të Zyrës së Greçisë në Kosovë dhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Unë kërkoj lirinë e lëvizjes”, ka shkruar Rada Trajkoviq në një postim në llogarinë e saj në Twitter.
Lajmin për ndalimin e Rada Trajkoviqit e ka konfirmuar për Sinjalin edhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq.
“Para një ore Rada Trajkoviq është ndaluar nga Policia e Serbisë në Pikë Kalimin Kufitar Merdare dhe nuk po e lejojnë me hy nga Serbia në Kosovë”, tha ministri për Komunitet dhe Kthim
Rashiqi tha për Sinjali se tash një orë ajo po mbahet nga policia serbe në Merdare dhe se policia kanë thënë se po presin konfimrimin nga Beogradi për lejimin e saj të kaloi në Kosovë apo jo.