image Rada Trajkoviq ndalohet nga policia serbe në aeroportin e Beogradit

Rajon

Rada Trajkoviq ndalohet nga policia serbe në aeroportin e Beogradit

news image

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka lajmëruar se është ndaluar në aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla” teksa ishte nisur për në Podgoricë.

Ajo thotë se nuk i është dhënë asnjë arsyetim se pse nuk e kanë lejuar që të dalë jashtë.

Ajo ka shkruar se: “S’më është dhënë asnjë arsye pse s’po lejojnë të dal jashtë. Vazhdoj të qëndroj në stacionin e policisë në aeroport për t’u marrë në pyetje”.

Trajkoviq tutje ka thënë se askush nuk po i jep një shpjegim për ndalesën.

“Policia është rreth nesh dhe rojet gjithashtu, sikur të isha kriminelja më e madhe në Serbi, Unë, një doktoreshë, një profesoreshë”, ka shkruar Trajkoviq.

Ajo më pas ka deklaruar përsëri duke dhënë informacione se arsyeja e ndalimit është që është thirrur për të dëshmuar në një proces.

 “Nuk më lejohet të largohem nga vendi, në stilin e vërtetë sovjetik. Arsyeja: Jam thirrur të hënën në Gjykatën e Tretë Themelore për të dhënë deklaratë në ndonjë proces. Nuk më është dhënë në mënyrë të paligjshme asnjë informacion se për çfarë bëhet fjalë ky proces misterioz. Ngacmimet vazhdojnë…”, ka shkruar Trajkoviq tutje.

/GazetaSinjali/