Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në afërsi të ish-sheshit Shqiponja, në Tiranë.
Policia njofton se një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e ndërtesës ku punonte.
“Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç”, njofton policia, raporton TCh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./GazetaSinjali/