image Qyteti i Kosovës mbulohet me borë

Foto/ Qyteti i Kosovës mbulohet me borë

news image

Qyteti i Podujevës është njëri ndër qytetet e para të Kosovës që është mbuluar me borë në këtë sezon.

Në Kosovë sot kanë rënë temperaturat dukshëm, e në disa qytete madje kanë filluar reshje të lehta bore.

Është qyteti i Podujevës ai i cili është zbardhur nga bora në këto momente. Temperaturat e ditës së sotme pritet të jenë nga -4 minimalja deri në +2 maksimale./Gazeta Sinjali/