Një person është arrestuar në qendër të Torontos pasi i njëjti kishte goditur një person tjetër me një piton të gjallë, raporton “CTV News”.
Reagimi i Policisë erdhi pas raportimeve se një burrë është duke kërcënuar njerëzit me një gjarpër të llojit piton, rreth orës 23:50.
Siç raportohet, ai iu afrua viktimës me gjarpër dhe në një moment e goditi me të.
I dyshuari Laurenio Avila 45-vjeçar është akuzuar për përdorim të armës dhe për shkaktim të dhembjes dhe vuajtjes së panevojshme të një kafshe.
Dude uses his pet snake as a weapon during street fight in Toronto 😳 pic.twitter.com/T2lLKaLe4E
— Crazy Clips (@crazyclipsonly) May 13, 2023