image Qytetari pasi u dënua për shkelje të masave: E kam si alternativë të bëhem aktivist i partive politike

Kosovë

Qytetari pasi u dënua për shkelje të masave: E kam si alternativë të bëhem aktivist i partive politike

news image

Një qytetar është ankuar se Policia e Kosovës është duke përdorur standarde të dyfishta në rastet e dënimeve ndaj personave që shkelin masat anti-COVID.

Admir Daku ka treguar se është dënuar së bashku me një shok për shkak se nuk kishte maskë në veturë, duke thënë se ka dy alternativa për këtë çështje.

“Sado ligjore, aspak kushtetuese nuk është si masë. Gjoba që morëm ne bie në kundërshtim me nenin 3, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ne ndihemi të pabarabartë dhe të pafuqishëm për të kundërshtuar këtë masë. Por, nga sot unë gjendem në mes të alternativave që të bëhem aktivist i devotshëm i partive aktive politike ose të bëjë përpjekje për t’u larguar sa më parë nga ky shtet i pa drejtë dhe i pabarabartë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot përderisa shkonim në Prishtinë, bashkë me shokun tim Lulin, në Kishnicë na ndaloi policia dhe na shqiptoi nga…

Posted by Admir Daku on Friday, 5 February 2021

/GazetaSinjali/