image Qytetari nga Podujeva i gatshëm t'i paguajë mësimdhënësit e shkollës së fshatit me nga 100 euro

Arsim

Qytetari nga Podujeva i gatshëm t’i paguajë mësimdhënësit e shkollës së fshatit me nga 100 euro

news image

Një banor nga fshati Letanc i Podujevës ka deklaruar se ai, së bashku me familjen e tij, janë të gatshëm që të paguajnë prej buxhetit familjar nga 100 euro për mësimdhënësit e shkollës fillore “Hyzriu e Samiu” në Letanc.

Faton Blakonqi me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, iu ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tjerë që të kontribuojnë njëlloj deri sat ë arrihet një marrëveshje.

“Femijët duna dije, jo debate!” shkroi Faton Blakqori në Facebook-un e tij.

Postimi i plotë:

Drejtuar mësuesve të shkollës fillore Hyzriu e Samiu në fshatin tim.

Unë Faton Blakqori nga Letanci me vullnetin tim dhe të familjës për hirë të fëmijëve shprehim gadishmërin që kërkesën tuaj nëpërmes SBASHK-ut drejtuar qeverisë së Kosovës për 100€ – ne si familje jemi në gjendje ta kompenzojmë nga bugjeti ynë familjar për gjithë mësuesit e shkollës së fshatit Letanc të Podujevës derisa tē gjindet një zgjidhje e përgjithëshme me ligjin e pagave në nivel të Kosovës në mënyrë që mësimi të filloj sa më shpejt të jet e mundur.

Poashtu ftojë të gjithë bashkatëdhetarët kudo që gjinden dhe njerëzit e vullnetit të mirë në Kosovë në mundësit e tyre ekonomike të bëjnë gjestin e njejtë deri në arritjen e një marrëveshje.

Fëmijët tanë duan dije e jo debate !

/GazetaSinjali/