Një qytetar në Prishtinë është qëlluar me një plumb “qorr” gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh ka konfirmuar se rreth orës 16:00 viktima është dërguar për trajtim mjekësor, pasi që është qëlluar me një plumb.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se aksidentalisht është goditur nga një plumb qorr. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një predhë të kalibrit të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Sinjali