image Qëllohet me armë zjarri në qendër të Shkodrës ish-kryetari i Velipojës

Shqipëri

Qëllohet me armë zjarri në qendër të Shkodrës ish-kryetari i Velipojës

news image

Është plagosur me armë zjarri silenciator ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, pasditen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.

Abc.news raporton se ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore, përcjell Gazeta Sinjali.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes si dhe as identiteti i autorit që ka plagosur Ujkën. /GazetaSinjali/