COVID-19

Të infektuar

94

Të sheruar

2

Të vdekur

1

Pamje/ Hyn në postë për të plaçkitur, hajni e pëson me jetë pasi qëllohet me armë nga një klient

news image

Një brazilian së bashku me dy persona tjerë tentoi ta plaçkit filialin e një poste, por kurrë nuk do të kishte besuar që edhe dikush tjetër mund të ketë revole në dorë.

Në momentin që u fut në postë, pa u menduar dy herë ia drejtoi revolen punonjëses duke ia kërkuar paratë. Por, ai nuk e shikoi fare një person që ishte para sportelit që shfrytëzoi momentin e shpërqendrimit të plaçkitësit, për ta nxjerrë nga brezi revolen.

Kur e kuptoi se mund të veprojë, personi që po priste në sportel filloi ta qëllojë plaçkitësit me revole në kokë. Madje jo një po disa plumba e godasin në kokë dhe trup. E punonjësja që nga frika filloi t’i mbledh paratë për t’ia dorëzuar plaçkitësit mbeti e habitur me veprimin e klientit.

Mediat braziliane raportojnë se personi që e qëllon me revole plaçkitësin, është një polic ushtarak që ishte jashtë detyre, por që rastisi të jetë në vendin dhe momentin e “duhur”. 

laçkitësin, është një polic ushtarak që ishte jashtë detyre, por që rastisi të jetë në vendin dhe momentin e “duhur”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: