Teksa në qytete të Kosovës po mungon bora e cila e karakterizon stinën e dimrit, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur zonën malore në Brezovicë për t’i shijuar aktivitetet që i ofron kjo stinë, njërën ndër to edhe skijimi. Mirëpo, ky aktivitet sot në Brezovicë nuk shkoi mirë për njërin nga vizitorët, raporton Gazeta Sinjali.
I njëjti pësoi një incident teksa po skijonte, ku për pasojë theu njërën këmbë.
Ekipi i shpëtimit në pistën e skijimit ka intervenuar duke e tërhequr nga vendi i ngjarjes për t’i ofruar ndihmën e nevojshme.