Numri i shkelësve të rregullave të trafikut ne Kosovë është goxha i madh, e që për të njëjtit, Policia e Kosovës pothuajse çdo ditë shqipton gjoba.
Njëjtë ka ndodhur edhe mbrëmë në Rrugën B në Prishtinë, ku pas një kundërvajtje Policia e Kosovës i ka shqiptuar një gjobë një qytetari.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Sinjali, qytetari nuk e pret aspak mirë dënimin, teksa para syve të tyre e shqyen atë, e gjuan në rrugë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.