Shoferët e papërgjegjshëm po vazhdojnë t’i shkelin rregullat e trafikut, duke rrezikuar kështu jetën e tyre, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i tillë është raportuar nga një qytetar, i cili ka dërguar një video ku shihet se si vozitësi i një kamioni ka shkelur rregullat, duke bërë tejkalim nё vijё tё plotё.
Si rrjedhojë, Policia i shqiptoi shoferit të kamionit tiketën pёr kundёrvajtjen e bёrё: njёqind e pesёdhjetё (150) euro, dy (2) pikё negative dhe tre (3) muaj masё mbrojtёsё.
“Me datё 04.09.2023, kemi pranuar njё video incizim nga njё qytetar, nё rrugёn Pejё-Prishtinё pikёrisht nё fshatin Gllaviqicё, shihet kamioni duke bёrё tejkalim nё vijё tё plotё, veprim ky i cili ёshtё i ndaluar, duke u bazuar nё video incizim Policia ka ftuar qytetarin dhe tё njejtit iu ёshtё shqiptuar tiketa pёr kundёrvajtjen e bёrё: njёqind e pesёdhjetё (150) euro, dy (2) pikё negative dhe tre (3) muaj masё mbrojtёse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.