Kolonat e mëdha në Prishtinë po vazhdojnë të bëjnë pjesë në sfidat kryesore me të cilat përballen qytetarët pothuajse çdo ditë. Pritjet e gjata që shkaktohen nga këto kolona, po ua vështirësojnë jetën qytetarëve të cilët të revoltuar shpesh raportojnë në redaksinë e Sinjalit.
Njëjtë ndodhi edhe para pak çastesh, kur një sinjalizues njoftoi nga lagja “Arbëria”, se një autobus i Trafikut Urban po e rëndon kolonën në këtë lagje, pasi i njëjti ka ndaluar që ta pres punëtorin e tij, i cili gjatë orarit të punës ishte ndalur për të blerë bukë.
“Qe qysh keqpërdoret pozita, e bllokon komplet komunikacionin”, tha ai i revoltuar.