image Qytetari i Pejës publikon pamje nga Parku i qytetit: Mësuesja me nxënësit la bërllokun dhe iku - Sinjali

Qytetari i Pejës publikon pamje nga Parku i qytetit: Mësuesja me nxënësit la bërllokun dhe iku

news image

Jo rrallëherë ndodhin raste ku mund të shohim në qytetet e ndryshme të Kosovës mbeturina në vende jo adekuate, shkruan Gazeta Sinjali. Në vendet siç janë parqet ku duhet të mbizotërojë pastërtia po ndodh e kundërta.

Një qytetar nga Peja ka shprehur pakënaqësinë e tij në rrjete sociale duke akuzuar një mësuese për lënien e mbeturinave në parkun Karagaq në Pejë.

Zakonisht për hedhjen e bërllokut akuzohen shpesh qytetarët, jo institucionet apo personat zyrtar por kësaj radhe ka qenë ndryshe.

Qytetari ka shkruar në Facebook se punëtorët e parkut i kanë dhënë informacion se një mësuese bashkë me nxënësit e saj kanë shijuar kohën në natyrë por në fund nuk kanë pastruar mbeturinat. Qytetari shton se bërlloku nuk ka qenë edhe i rëndë dhe koshat e mbeturinave gjithashtu nuk kanë qenë larg e që kjo mund të shihet në pamjet më poshtë të siguruara nga Sinjali.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: