image Qytetari i dehur në Mitrovicë të Veriut kërkon ndihmën e Policisë, thotë se e rrahu dikush

Siguri

Qytetari i dehur në Mitrovicë të Veriut kërkon ndihmën e Policisë, thotë se e rrahu dikush

news image

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen qytetarët janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste të dhunës në Polici, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali.

Nga një rrahje ka pësuar edhe një person në Mitrovicën e Veriut, ku është sulmuar fizikisht nga një i panjohur.

Sinjali mëson se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, teksa rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Gjatë intervistimit në stacion nga hetuesit policor, viktima i është nënshtruar edhe testit për alkool, ku ka rezultuar në gjendje të dehur. Ai nuk ka arritur që ta identifikojë personin që dyshohet se e sulmoi fizikisht.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren kur të kapet i dyshuari.

/GazetaSinjali/