image Qytetari demanton Pacollin për taksën e Rrugës së Kombit

Kosovë

Deklaratë/ Qytetari demanton Pacollin për taksën e Rrugës së Kombit

news image

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk kanë paguar taksë për Rrugën e Kombit ata që kanë dërguar ndihma për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

“Nuk kanë paguar taksë ata që shkuan për të dërguar ndihma”, ka thënë Pacolli.

Por, një gjë të tillë e ka demantuar Fadil Berisha nga Gjakova, i cili në një prononcim për Gazetën Sinjali, ka thënë se sot në ora 10:41 të paraditës e ka paguar taksën e rrugës kur ka hyrë në Shqipëri edhe pse siç thekson ai në bagazh të veturës së tij kishe ndihma për të cilat i kishte njoftuar edhe në kufi, por që kjo nuk kishe ndikuar që të lirohej nga taksa.

Në ora 10 e 41 minuta kam hyrë në Shqipëri e kam paguar tiketën, në bagazh e kom pas një thes të madh me rroba, ndihma për Shqipëri, i kom dorëzu në kryq të kuq tek stadiumi. Ju kom tregu kufitarëve që po shkoj me dërgu ndihma, ata kanë thënë kjo nuk është çështje e jona”, ka thënë Fadil Berisha.

Sipas tij kanë qenë personat të shumtë që e kanë paguar taksën e rrugës pasi që kanë dërguar ndihma në Shqipëri.

Me të gjithë, kush u kanë aty, ka pas shumë të gjithëve ju kanë marrë lek, ka 5 euro, këtë e dokumentoj, e kom faktin”, ka thënë Fadil Berisha për Gazetën Sinjali.

Ndërsa edhe mbrëmë qytetarët e Kosovës janë solidarizuar me personat e prekur nga tërmeti, por ky solidarizim duket se nuk i ka bërë përshtypje Qeverisë së Shqipërisë pasi që edhe dje kosovarët e kanë paguar taksën në Rrugën e Kombit.

Një sinjalizues ka dërguar disa foto të faturës të cilën e ka paguar në pikën kufitare në Kukës./ Gazeta Sinjali/