image Kosovarët solidarizohen me Shqipërinë, por jo edhe Shqipëria me taksën e rrugës

Kosovë

Tërmeti/ Kosovarët solidarizohen me Shqipërinë, por jo edhe Shqipëria me taksën e rrugës

news image

Shumë qytetarë të Kosovës janë mobilizuar për tu dalë në ndihmë personave të goditur nga tërmeti, duke ju dërguar ndihma ushqimore, veshmbathje dhe artikuj të tjerë.

Por, ky solidarizim duket se nuk i ka bërë përshtypje Qeverisë së Shqipërisë që të paktën vetëm sot ta pezullojë taksën në rrugën e Kombit për të mundësuar qarkullimin e ndihmave humanitare të dedikuara për shtetasit shqiptarë.

Një sinjalizues ka dërguar disa foto të faturës të cilën e ka paguar në pikën kufitare në Kukës.

Shumë e paguar është 660 lekë, pagesa është bërë më para në dorë.

Kujtojmë se qytetarët nga të gjitha viset e Kosovës janë mobilizuar për tu dërguar ndihma personave të dëmtuar nga tërmeti.

Mbi 300 persona janë të vendosura në tenda të ambient të hapur poashtu edhe në stadium “Niko Dovano” numër i madh i qytetarëve janë duke e kaluar natën aty./ Gazeta Sinjali/

·