image Qytetarët kërkojnë më shumë qendra të testimeve për COVID-19

Shëndetësi

Qytetarët kërkojnë më shumë qendra të testimeve për COVID-19

news image

Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që një numër më i madh i qytetarëve të Kosovës t’u drejtohet qendrave të testimit për ta bërë testin RT-PCR. Megjithatë, ata po kërkojnë të ketë më shumë qendra për testime.

Në mëngjesin e së dielës te qendra “1 Tetori” ishin dhjetëra qytetarë që prisnin për t’u testuar, mirëpo pritjet nuk zgjasnin më shumë se 5 minuta.

Qytetari Vedat Magjistina tregon se e ka sjellë djalin për t’u testuar kundër COVID-19, pasi që kishte temperaturë. Ai shton se tek IKShPK-ja po ka shumë rend dhe gjithçka po shkon mirë.

“Jo unë djalin e solla se për vete jo sepse ka pasur temperaturë dhe dyshuam mos ka diçka. Duhet me pas sepse i kam parë në televizion që ka pas rend, e sot nuk paska se me pas rend në këtë kohë të ftohtë është pak problem. Tash nuk pati rend, në rregull. Mirë shumë shpejtë po shkojnë, vetëm të dhënat kërkohen, numri i letërnjoftimit nëse e ke, ose për të vegjël numrin e telefonit të prindërve”, tha ai.

Edhe Hysni Zeka potencon se duhet të ketë më shumë vende për testime ndaj COVID-19.

“Jo 5 minuta, është më mirë me pas vende më shumë, me u testu popullata sa më shumë është më mirë, por edhe të vaksinohen…Procedura po shkon shumë në rregull”, thotë ai për KP.

Drenusha Bajrami thotë është testuar ndaj COVID-19 për shkak se vajza e saj kishte dalë pozitiv me koronavirus. Ndërkohë, ajo shton se duhet të ketë më shumë vende që qytetarët të testohen./GazetaSinjali/