image Qytetarët kërkojnë edhe 30% tërheqje nga Trusti, 10% vlerësojnë se është pak

Financa

Qytetarët kërkojnë edhe 30% tërheqje nga Trusti, 10% vlerësojnë se është pak

news image

Sot deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se do ta ri-propozoj tërheqjen e Trustit deri në 30 për qind, varësisht vlerës së parave që i posedojnë qytetarët.

Gazeta Sinjali i ka pyetur lexuesit e vet se a e përkrahin një propozim të tillë, ku shumica janë përgjigjur pozitivisht.

Ndërsa në pyetjen se “A duhet të lejohet edhe një tërheqje 10% nga Trusti?”, nuk kanë munguar as shakatë prej qytetarëve që thonë se nuk kanë shumë para në Trust.

Krejt i kisha hjek nga trusti, se s’kom trust mo në trust“, “Qa me nxerr 2 euro“, “Mu më dalin për 10 bureka“, ishin disa nga shakatë e qytetarëve që komentuan në pyetjen e bërë.

E shumë prej komentuesve, kanë kërkuar që të rritet përqindja e tërheqjes në 30 ose 50 për qind.

Kujtojmë që në korrik të vitit 2020, është miratuar projektligji për tërheqjen e 10 përqindshit nga Trusit Pensional.

Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-ës, Fondi i Kursimeve Pensionale, ka njoftuar se nga Trusti janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues.

“Gjatë këtij gjashtëmujori u përmbyll me sukses edhe procesi i tërheqjes së 10%-shit, përmes të cilit 427,363 kontribuues i tërhoqën mbi 198 milionë euro, me fitim mesatar prej 24.2%“, thuhej në njoftim.

/GazetaSinjali/