Komuna e Drenasit konsiderohet si komunë ku nuk jeton asnjë komunitet pakicë, në veçanti komuniteti serb, megjithatë në zgjedhjet e djeshme, subjektet politike serbe kanë marrë 42 vota, kurse subjektet tjera të komuniteteve kanë marrë gjithsej 348 vota.
Në mesin e votave për serbët, Lista serbe ka marrë dy vota, Partija Kosovskih Srba ka marrë 23 vota, Nova Demokratska Stranka 3 vota, Sloboda 5 vota dhe Samostalna Liberalna Stranka 12 vota.
Interesante është edhe votimi për Partinë Liberale Egjiptiane, i cili ka marrë 302 vota. Ndërkohë, 9 subjektet tjera politike të komuniteteve joshimicë kanë marrë edhe 82 vota.