Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka njoftuar se sot janë vaksinuar 155 refugjatë afganë, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas kësaj QKMF-je dozat e vaksinës për refugjatët afganë janë siguruar nga zyrtarët e NATO-s. Kurse, vaksinimi është bërë në hapësirat e ish Kampit Bectelenca.
“Sot edhe pse ditë vikendi, tri ekipet mjekësore të vaksinimit anti-covid të QKMF-së vazhduan vaksinimin e më se 155 refugjatëve-azilkërkues afganë, prej 230 të intervistuarve, sipas rekomandimeve të Ekipit Menaxhues të Vaksinimit kundër COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtorit të Departamentit për Siguri Publike MPB. Intervistimi dhe vaksinimi i refugjatëve u bë në hapësirat e ish Kampit Bectelenca, ndërsa dozat e vaksinave Astra-Zeneca u siguruan nga zyrtarët e NATO-s. Përveç vaksinimit, QKMF, të dielën e kaluar ka ndihmuar ekipet mjekësore të NATO-s me një autoambulancë për nevojat shëndetësore të azilkërkuesve afganë të dielën”, shkruhet në postimin e tyre në Facebook.