image QKMF e Kamenicës: I infektuari nuk i respektoi udhëzimet mjekësore dhe gënjeu

Kosovë

Koronavirusi/ QKMF e Kamenicës: I infektuari nuk i respektoi udhëzimet mjekësore dhe gënjeu

news image

B.M, i prekur nga koronavirusi në Kamenicë, shofer në një kompanie transportuese, nuk po del të jetë i disiplinuar në raport me udhëzimet mjekësore për trajtimin e pandemisë.

Ai nuk i është përmbajtur udhëzimeve për kontrolla nga ana e mjekëve të Infektives së Gjilanit e të Infektives së QKUK-së.

Sipas Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, i infektuari me koronavirus, B.M me datë 19 mars ka hyrë në pikën kufitare tek ‘Dheu i Bardhë’ ku pas kontrollës mjekësore ai kishte mohuar se kishte ardhur në mënyrë të organizuar (deklarata të pavërteta këto të personit në fjalë).

“Qytetari B.M nga fshati Topanicë, Komuna e Kamenicës, shofer në kompaninë turistike-transporutese *MAXHARI* ,ka hyrë ne pikë kufitare *Dheu i Bardhë* me datë 19.03.2020 ne orën 17:48, dhe pas kontrollës mjekësore nga ekipi i QKMF-së, i njëjti mohon se ka ardhur në mënyrë të organizuar nga Gjermania, e në fakt sipas të dhënave nga policia kufitare rezulton se ka ardhur shofer autobusi i kësaj kompanie ne linjën Gjermani-Bujanovc, (të dhënat nga vet qytetari nuk kanë qenë të vërteta)’, thuhet në njoftim.

Sipas QKMF-së së Kamenicës, këtij pacienti pas dyshimeve për prekje nga virusi i është rekomanduar që të futet në izolim.

“Sipas rekomandimeve nga IKSHP-së, qytetari udhëzohet per vetizolim shtëpiak (kjo për arsye se personat qe kanë arritur në pikën kufitare Dheu i Bardhë se paku 1 person ose në mënyre të paorganizuar kanë shkuar në vetizolim shtëpiak se paku 14 ditë dhe është nënshkruar nga vet personi si dhe është pajtuar me këtë).Me datën 24.03.2020, pacienti nuk i ka respektuar masat për vetizolim të rekomanduara nga IKSHP dhe paraqitet në QKMF-Kamenicë dhe është udhëzuar për në Klinikë Infektive-Prishtinë për të bërë test dyshimin në Covid-19, por i njejti nuk e ka përfillur udhëzimin (Udhëzim është me numër protokoli 7396 ne librin e kontrolleve.”, deklarojnë tutje nga QKMF e Kamenicës.

Por me datën 27.03.2020 në QKMF-Kamenicë marrin thirrje për ndihmë nga pacienti dhe në vizitë kanë shkuar ekipa kujdestare ,është marrë anamneza dhe është udhëzuar për në Klinikën Infektive-Gjilan(Udhëzim është me numër protokoli 7537 në librin e kontrolleve).Po i njejti nuk iu ka përmbajtur udhëzimit.

“Po me këtë datë(27.03.2020), pacienti lajmërohet në QKMF-Kamenicë(përsëri i thyen rregullat e vetizolimit) dhe përsëri udhëzohet për Klinikën Infektive-Prishtinë, pasi ka matur Tensionin e Gjakut. Me të ka qenë edhe bashkëshortja e tij, e cila është ankuar për probleme me lukth dhe ka marrur terapinë”.

“Me datën 29.03.2020 në QKMF-Kamenicë marrim thirrje nga vet pacienti, dhe ekipa kujdestare shkojnë në shtëpi dhe pasi e vlerësojnë situatën vendosin të thërrasin policinë dhe së bashku e transportojnë pacientin për në klinikën Infektive-Gjilan e prej aty në Klinikën Infektive-Prishtinë, ku dhe pas testimit ka dalur pozitiv ne Covid-19”, njofton QKMF në Kamenicë. /Gazeta Sinjali/