image Qeveria turke: Presim tërmet 7,5 në Stamboll

Kosovë

Siguri/ Qeveria turke: Presim tërmet 7,5 në Stamboll

news image

Qeveria turke po përgatitet seriozisht për t’u përballur me një tërmet të fuqishëm në Stamboll.

Deklarata e ministrit të Brendshëm Sulejman Soylu për CNN turk ishte frikësuese.

“Ne presim që Stambollin ta godasë një tërmet i magnitudës 7.5 sipas shkallës Rihter. Po punojmë seriozisht për gjasat e një skenari të tillë”, tha Soylu i cituar njëkohësisht edhe nga Al Jazeera.

Komentet e tij vijnë pas tërmetit 6,8 që tronditi provincat juglindore Elazig and Malatya.

Ministri kujtoi lëkundjen 5.8 tremor të tokës në Stamboll në muajin shtator e tha se që prej atëherë, ekzekutivi ka marrë parasysh paralajmërimet për rrezikun e një tërmeti tjetër akoma më të fuqishëm në qytetin më të madh të vendit, njëkohësisht zemrën ekonomike të tij.

Sipas Soylu, agjencitë qeveritare kanë koordinuar takime të rregullta ndërmjet 28 grupeve të punë të ngritura me qëllimin të përgatiten për tërmet prej 7.5 ballësh.

Ky është një studim mjaft kompleks, dhe përfshin masa që lidhen deri dhe me mbrojtjen e thesareve kombëtare në pallatin Topkapi Palace e deri te nevojat e qytetarëve për t’u grumbulluar në vende të caktuar, ka qenë komenti i tij.

Tërmeti i së premtes la të paktën 38 të vdekur dhe mbi 1600 të lënduar. /Gazeta Sinjali/