Qeveria e Kosovës do të mbaj mbledhje sonte në orën 20:00.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media, transmeton Gazeta Sinjali.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Mbledhja mbahet në ndërtesën e qeverisë nga ora 20:00”, thuhet në njoftim.
Aktualisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës në lidhje me raportet Kosovë- Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Gazeta Sinjali/