Qeveria në detyrë është duke mbajtur mbledhje online momentalisht, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mesin e pikave të rendit të ditës, të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, kabinetit qeveritar i është propozuar që Arton Berisha, sekretar i Përgjithshëm në ish-Ministrinë e Administratës Publike, të transferohet në pozitën e drejtorit të kësaj akademie.
Ministrat kanë kohë vetëm katër orë që të votojnë për ose kundër këtij propozim-vendimi.
Pas kalimit të këtij afati, nëse nuk ka kundërshtim konsiderohet se propozim-vendimi është aprovuar dhe do të procedohet për nënshkrim të kryeministri, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë./Gazeta Sinjali/