image Qeveria pritet ta izolojë edhe Podujevën

Kosovë

Masa/ Qeveria pritet ta izolojë edhe Podujevën

news image

Para pak minutash në Kosovë janë konfimuar edhe katër raste të tjera të infektuara me koronavirus, duke e çuar në nëntë numrin e të prekurve.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, njëri nga të prekurit është nga Komuna e Podujevës.

Ndërsa i njëjti bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, ka kërkuar nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëvëndëskryeministrin e Kosovës, Haki Abazin, i cili ka njoftuar se menjëherë janë mbledhur dhe po shqyrtojnë edhe masat tjera parandaluese.

“Jemi në shqyrtim të pozitës gjeografike. Jemi duke i shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe të marrim masat e nevojshme”, ka thënë Abazi.

Kujtojmë që komuna e Klinës, Vitisë dhe Malishevës tashmë janë të karantinuara./GazetaSinjali/