Qeveria në detyrë, me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit, është duke mbajtur mbledhje online, e 66-ta me radhë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka arritur që të sigurojë rendin e ditës me pikat të cilat janë hedhur në votim gjatë mbledhjes.
Në mesin e propozim-vendimeve që janë duke u shqyrtuar nga kabineti qeveritar në këtë mbledhje, është edhe propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare shtesë për financimin e kërkesës së shoqatave të pensionistëve dhe kërkesën shoqatave të familjarëve të të zhdukurve.
Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës:
- Aprovimi i procesverbalit dhe transkriptit nga mbledhja: 50 dhe të procesverbaleve të mbledhjeve: 60, 61, 62 dhe 63 korresponduese\elektronike të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e Programit për Komunitete (ZKM)
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve shtese financiare për pagesën e primit bruto të sigurimit për muajin dhjetor 2020 si dhe pjesën e mbetur nga muajt paraprak (MF)
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare shtesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyrën e Kryeministrit për financimin e kërkesës së shoqatave të pensionistëve dhe kërkesën shoqatave të familjarëve të të zhdukurve (MF)
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 02/30 të datës 12.05.2020 i plotësuar me Vendimin nr. 03/60 të datës 27.01.2021 (MF)
- Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për pezullimin e nenit 20 të Rregullores Nr. 23/2020 për Atashetë e Mbrojtjes deri në plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nga Qeveria e Republikës së Kosovës (MM)
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ekonomike ndërkombëtare ndaj entiteteve dhe personave fizikë, të përcaktuar sipas listave të sanksioneve, të vendosura nga: Organizata e Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (MTI)./Gazeta Sinjali/