COVID-19

Të infektuar

1158

Të shëruar

876

Të vdekur

30

Qeveria planifikon t’i paguajë në dy muajt e ardhshëm ata që s’mund të punojnë për shkak të koronavirusit

news image

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi sot përmes një konference për media ka propozuar një pako emergjente.

Bislimi ka thënë se masat e marra për parandalimit të përhapjes së koronavirusit, e kanë penguar prodhimin dhe ka rënie të aktivitetit ekonomik në tri kategori: qytetarët, komuniteti i biznesit dhe buxheti i shtetit.

Ministri në detyrë ka thënë se i ka propozuar Qeverisë së Kosovës të mbështesë me pakon emergjente komunitetin e biznesit më së shumti në dy komponente. Për kompanitë që kanë shënuar rënie të kompanisë së tyre si rezultat i masave të qeverisë ose janë detyruar ta mbajnë stafin e tyre në shtëpi.

Në lidhje me këtë  Bislimi ka thënë se Qeveria do të asistoj me disa ndërhyrje.

“Mbulimin e shpenzimeve për paga për ata që janë afektuar në masën e pagës minimale prej 170 euro për dy muaj në vijim, maksimumi i mjeteve të alokuara në këtë masë janë 41 milionë euro. Subvencionimin e qirasë deri në maksimumin e masës deri në 50% për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për dy muajt e ardhshëm. Për punëtorët e ndikuar nga pika 1, që marrin atë pagën shtesë nga qeveria prej 170, qeveria merr përsipër edhe mbulimin e kontributeve pensionale për dy muajt e ardhshëm”, ka thënë ai para mediave.

Në kuadër të pakos emergjente hyjnë gjithsej 13 masa që i janë proprozuar për aprovim kryeministrit në detyrë, Albin Kurti./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: