image Qeveria obligon të gjitha institucionet publike e private ta reduktojnë stafin, shkak situata me COVID-19

Kosovë

Qeveria obligon të gjitha institucionet publike e private ta reduktojnë stafin, shkak situata me COVID-19

news image

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka votuar në mënyrë unanime propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, lidhur me masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Zemaj në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar që nga të gjitha institucionet publike dhe private të vazhdojnë punën me staf të reduktar dhe nga shtëpia, pas shtimit të rasteve me koronavirus.

“Jo vetëm për shkak të urgjencës, por për shkak që MSH’ja në vazhdimësi është duke mbikëqyre situatën epidemiologjike, duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi pasur një rritje në institucionet publike dhe private, me qëllim të parandalimit IKSHPK’ja na ka rekomanduar që të përkrahë vendimin që të gjitha institucionet publike dhe private obligohen që të organizojnë punën në distancë fizike apo nga shtëpitë e tyre që nënkupton reduktimin e   stafit. Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucione. Të gjitha institucionet obligohen të organizojnë punën në përputhje me manualin. Obligohen institucionet që të ndërmarrin vendimet sipas manualit. Ky vendim kërkojë që të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit”, ka thënë Zemaj.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se ky vendim bëhet i obligueshëm, derisa, ka kërkuar që të dalin në rrugë inspektorët për të kontrolluar çdo institucion publik dhe privat, nëse po i respektojë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19./Gazeta Sinjali/