image Qeveria nuk ndan fonde për mëditjet e anëtarëve të KQZ-së

Kosovë

Vendim/ Qeveria nuk ndan fonde për mëditjet e anëtarëve të KQZ-së

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim për propozimin e ministrit të Financave, Besnik Bislimi që të ndahen mjete për zgjedhjet në Podujevë, por jo për mëditje për KQZ-në gjatë zgjedhjeve në këtë komunë.

Propozimi i Bislimit është votuar dhe aprovuar.

Ministri i Financave ka thënë se është detyrë e KQZ-së që të mundësoi që këto obligime të kryhen në kuadër të orarit të tyre.

“Zgjedhjet janë për një komunë dhe vetëm për kryetar. Kërkesa e KQAZ-së për buxhet është skandaloze dhe tepër e madhe. Duke kërkuar 60% shtesë për mëditje. Nuk do të tolerojë që një institucion me shfrytëzu paranë publike. Ne marrim tatime prej një niveli që ka paga 300 euro e me ia dal me u arsye tu që me dal me nda mëditje në kuadër të institucionit. Propozimi im është që të evokohen mjete te parapara për mallra dhe shërbime por të mos aprovohet për mëditje shtesë”,  tha ministri Bislimi. /Gazeta Sinjali/