image Qeveria në detyrë emëron bordet e përkohshme për ujësjellësin e Gjakovës dhe atë të Mitrovicës

Kosovë

Qeveria në detyrë emëron bordet e përkohshme për ujësjellësin e Gjakovës dhe atë të Mitrovicës

news image

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike ka marrë vendim për emërimin e bordeve të përkohshme për ndërmarrjet publike “KRU Gjakova” dhe “KRU Mitrovica”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas vendimeve të siguruar nga Gazeta Sinjali, kryesues i Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike Qendrore “KRU Gjakova Sh.A.” është emëruar Burim Shala, ndërkaq anëtarë të këtij bordi të të jenë: Mirsad Duraku, Vilson Dura dhe Gardalin Shtavica.

Ndërkohë, drejtues i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “KRU Mitrovica Sh.A.” është emëruar Bahri Kalludra, kurse anëtarë të këtij bordi do të jenë: Destan Rrahman, Riza Shala dhe Besim Shyti./Gazeta Sinjali/