image Qeveria ndan 100 milionë euro për ushtrinë dhe 10 milionë për zjarrfikësit e policinë

Politikë

Qeveria ndan 100 milionë euro për ushtrinë dhe 10 milionë për zjarrfikësit e policinë

news image

Sot është miratuar buxheti i Kosovës për vitin 2022 në shumë prej 2 miliardë e 748 milionë euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria të cilën ai e udhëheq, për herë të parë ka ndarë një buxhet prej 100 milionë euro për ushtrinë ndërsa 10 milionë euro të tjera për furnizimin me pajisje moderne për policinë e zjarrfikësit.

“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor, andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet prej 100 milionë euro apo 1.3 për qind të bruto produktit vendor e synimi ynë është që këtë ta sjellim në 2 për qind të bruto produktit vendor”.

“Nga kursimet në paga që ka bërë menaxhmenti i ri AKP-së, na është mundësuar që ato mjete t’i riorientojmë në ushtri e si rezultat do t’i rekrutojmë 840 ushtarë të rinj”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai bëri të ditur se me buxhetin e ri do të filloj ndërtimi i 50 çerdheve, ashtu që sipas tij, fëmijët të kenë kujdesin e duhur e gratë të integrohen në tregun e punës./GazetaSinjali/