image Qeveria ndan rreth 150 mijë euro për zgjedhjet në veri të Mitrovicës

Kosovë

Qeveria ndan rreth 150 mijë euro për zgjedhjet në veri të Mitrovicës

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ndau rreth 150 mijë euro për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.

Krahas kësaj, ekzekutivi miratoi edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2020 në të cilin Kosova do të përfitojë rreth 90 milionë euro.

Gjithashtu, sot u votua projektligji i buxhetit të Kosovës për vitin 2021.

/Gazeta Sinjali/