image Qeveria ndan 2.7 milionë euro për stafin mjekësor - Sinjali

Qeveria ndan 2.7 milionë euro për stafin mjekësor

news image

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë ndarë 2.7 milionë euro për mbështetjen e stafit mjekësor në sektorin publik, shkruan Gazeta Sinjali.

Miratimi i këtij projekt propozimi mundëson pagën shtesë prej 10 për qind për muajt gusht, shtator dhe tetor 2021.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria ndan 2,7 milionë euro për zbatimin e masës 4.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Me anë të këtij propozim-vendimi mbështetet stafi mjekësor në sektorin publik me pagë shtesë prej 10% të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021’, thuhet në njoftim.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin