COVID-19

Të infektuar

1147

Të shëruar

874

Të vdekur

30

“Qeveria mund ta parandalonte”, vdes mjeku nga koronavirusi pasi spitali nuk kishta pajisje mbrojtëse

news image

Një mjek 57 vjeç ndërroi jetë i vetëm në shtëpinë e tij nga koronavirusi, 2 javë pasi ishte izoluar.

Thomas Harvey kishte më shumë se 20 vite që punonte në Spitalin Goodmayes në lindje të Londrës, por iu desh të izolohej pasi e kapi virusin.

Z. Harvey ka shprehur shqetësime në lidhje me mungesën e pajisjeve mbrojtëse për punonjësit e NHS dhe i tha gruas së tij se në spital ndodhej mes dy zjarreve.

Ai është mjeku i pestë që vdiq ndërsa luftonte kundër koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Vajza e tij thotë se vdekja e babait të saj mund të ishte parandaluar dhe se ai ishte i shëndetshëm dhe pa sëmundje të tjera kronike.

Tamira Harvey u shpreh për ITV News: “Qeveria mund ta kishte parandaluar këtë.”

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: