image “Qeveria mund ta parandalonte”, vdes mjeku nga koronavirusi pasi spitali nuk kishta pajisje mbrojtëse

Botë

“Qeveria mund ta parandalonte”, vdes mjeku nga koronavirusi pasi spitali nuk kishta pajisje mbrojtëse

news image

Një mjek 57 vjeç ndërroi jetë i vetëm në shtëpinë e tij nga koronavirusi, 2 javë pasi ishte izoluar.

Thomas Harvey kishte më shumë se 20 vite që punonte në Spitalin Goodmayes në lindje të Londrës, por iu desh të izolohej pasi e kapi virusin.

Z. Harvey ka shprehur shqetësime në lidhje me mungesën e pajisjeve mbrojtëse për punonjësit e NHS dhe i tha gruas së tij se në spital ndodhej mes dy zjarreve.

Ai është mjeku i pestë që vdiq ndërsa luftonte kundër koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Vajza e tij thotë se vdekja e babait të saj mund të ishte parandaluar dhe se ai ishte i shëndetshëm dhe pa sëmundje të tjera kronike.

Tamira Harvey u shpreh për ITV News: “Qeveria mund ta kishte parandaluar këtë.”

/Gazeta Sinjali/