image Qeveria miraton vendimin për kursime dhe rishpërndarjen e mbi 47 milionë eurove për sivjet

Politikë

Qeveria miraton vendimin për kursime dhe rishpërndarjen e mbi 47 milionë eurove për sivjet

news image

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen elektronike, e 46-a me radhë, me ç’rast është miratuar vendimi për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë vendim është bërë e ditur se janë kursyer 47,621,459.91 euro dhe të njëjtat janë rishpërndarë nëpër organizata buxhetore.

Vendimi është miratuar sipas propozimit të Ministrisë së Financave, pasi ka kaluar të gjitha fazat procedurale që janë paraparë me Rregulloren e Punës së Qeverisë.

“Në propozim është shqyrtuar i gjithë dokumentacioni me përmbajtjen e të gjitha të dhënave dhe informatave të nevojshme për miratimin e këtij vendimi. Propozimi është në përputhje edhe me Programin e Qeverisë dhe brenda afateve të parapara ligjore. Gjithashtu është harmonizuar me të gjitha ministritë përgjegjëse, agjencitë dhe zyrat përkatëse, me të cilat janë kryer konsultimet për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeministrit. 

Gazeta Sinjali ka arritur ta sigurojë këtë vendim të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti. /Gazeta Sinjali/