image Qeveria miraton masat e reja antiCOVID, shkurtohet ora policore - Sinjali

Qeveria miraton masat e reja antiCOVID, shkurtohet ora policore

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur online ka miratuar masat e reja për mbrojtje ndaj COVID-19.

Në një konferencë për media, kryeministri Kurti tha se masat antiCOVID do të përditësohen në varësi të situatës pandemike.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka njoftuar se masat që hyjnë në fuqi nga nesër janë:

  • Për të hyrë në Kosovë duhet të keni dy doza ose një dozë Janssen që nuk është marrë më herët se 12 muaj, ose një dozë dhe testi PCR;
  • Largohet maska në hapësira të jashtme
  • Ora policore fillon nga ora 00:00 deri në 05:00;
  • Gastronomia lejohet deri në orën 23:00, muzika deri në 22:00;
  • Ndalohet organizimi i festivaleve dhe hapja e klubeve të natës;
  • Muzetë, bibliotekat, teatrot e kinematë lejohet të punojnë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve;
  • Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjet;
  • Hapen fitneset.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin