image Qeveria miraton Bordet e reja të “KEK-ut”, “Trepçës”, “Postës” dhe “Infrakosit”

Politikë

Qeveria miraton Bordet e reja të “KEK-ut”, “Trepçës”, “Postës” dhe “Infrakosit”

news image

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar Bordet e reja të “KEK-ut”, “Trepçës”, “Postës së Kosovës” dhe “Infrakosit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Më herët, Sinjali raportoi ekskluzivisht për emrat e tij.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar për përbërjen e re të Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ministrja Rizvanolli tha se kryesuese e Bordit të KEK-ut do të jetë Rrezarta Pllana, ndërsa anëtarë Bezad Halilaj, Merita Kasapolli dhe Arbnor Pula.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka konfirmuar edhe përbërjen e re të Bordit të përkohshëm të “Postës së Kosovës”.

Bordi i ri i “Infrakos”: Enis Berisha kryesues, Ardita Salihu anëtare, Fitnese Ismajli anëtare, Afrim Mehmetaj anëtar.

Bordi i ri i “Trepçës”. Kryesues i Bordit, Bahri Hyseni. Anëtarë Alban Krasniqi, Hekuran Nikçu, Shyqri Kelmendi dhe Shyqyri Sadiku.

/Gazeta Sinjali/