image Këta pritet të jenë anëtarët e rinj të Bordit të Trepçës (EMRAT)

Politikë

Këta pritet të jenë anëtarët e rinj të Bordit të Trepçës (EMRAT)

news image

Qeveria e Kosovës së shpejti do ta nisë mbledhjen, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimeve për emërimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të disa Ndërmarrjeve Publike.

Gazeta Sinjali ka arritur t’i sigurojë emrat e anëtarëve të propozuar për Bordin e Përkohshëm Mbikëqyrës të Drejtorëve të Ndërmarrjes “Trepça SH.A”.

Sinjali ka mësuar se për kryesues të bordit do të propozohet Bahri Hyseni.

Teksa, për anëtarë do të propozohen Alban Krasniqi, Hekuran Nikçu, Shyqri Kelmendi dhe Shyqyri Sadiku.

Bordi sipas vendimit do të shërbejë vetëm për gjashtë muaj apo deri në emërimin e Bordit të rregullt. /Gazeta Sinjali/