image Dy milionë euro më pak të hyra në Postën e Kosovës, 80 për qind shkojnë për paga

Financa

Dy milionë euro më pak të hyra në Postën e Kosovës, 80 për qind shkojnë për paga

news image

Ushtruesja e detyrës së kryshefes Ekzekutive të Postës së Kosovës, Fakete Kadiu, ka mbajtur konferencë për medie.

Kadiu tha se Posta e Kosovës ka dy milionë euro më pak të hyra. Sipas saj, kjo për shkak të situatës me pandemi që është ballafaquar kjo dhe shumë ndërmarrje të tjera.

“Sa i përket pasqyrave financiare të vitit 2020, sikurse edhe plot ndërmarrje tjera edhe Posta e Kosovës ka operuar me një rezultat financiar minus 14 për qind, ku kemi funksionuar me staf esencial për shkak të pandemisë. Rënie në të hyrave kemi afro dy milionë euro”.

Ushtruesja e detyrës shtoi se sfidë janë pagat për punëtorët.

Ajo tha se 80 për qind e të hyrave shkojnë për pagat e punëtorëve.

“Ne ballafaqohemi me alokim të pagave për punëtorët, ku në kategorinë e pagave i kemi 80 për qind të të hyrave, kemi edhe problem me pagesat e operatorëve ekonomik të cilët na furnizojnë me materiale të domosdoshme të operimit, por kemi edhe pamundësinë e inkasimit universal postar për të cilën gjë jemi duke e diskutuar me ministrinë të linjës, sesi të gjendet zgjidhja për mbulimin e shpenzimeve të cilët nuk janë kompensuar që nga viti 2012”, tha ajo./GazetaSinjali/