image Qeveria merr vendim të mbyllen kafeteritë, restorantet, qendrat tregtare...

Kosovë

Vendim/ Qeveria merr vendim të mbyllen kafeteritë, restorantet, qendrat tregtare…

news image

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës që është mbajtur sonte është marrë vendim që të mbyllen të gjitha kafeteritë, restorantet dhe qendrat tregtare.

Këto masa të reja janë ndërmarrë pas paraqitjes së dy rasteve me koronavirus në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Mbyllja e kafeterve, restoranteve, mbyllja e tregjeve. Reduktohet stafi në çdo institucion publik, përpos shëndetësisë dhe sigurisë. Kompanitë private urdhërohen që punëtorët t’i kryejnë punët nga shtëpia…”, ka thënë Kurti.

Dy rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar gjatë ditës së sotme përmes një konference për media nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia./Gazeta Sinjali/