image Qeveria Kurti ndan 10 milionë euro për mbështetje të amvisërisë - Sinjali

Qeveria Kurti ndan 10 milionë euro për mbështetje të amvisërisë

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndarjen e 10 milionë eurove për mbështetje të likuiditetit familjar, raporton Gazeta Sinjali.

Kryeministri, Albin Kurti, tha se kjo masë do t’ua lehtësojë familjeve kosovare përballimin e shpenzimeve familjare.

“Në adresimin vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, zbatimi i masës 3.6 nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike do t’u mundësojë shumë familjeve në Kosovë që të kenë likuiditetin e nevojshëm përballimin e shpenzimeve familjare”, tha ai.

Ky vendim u mor me propozim të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit.

“Ministria propozon ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 10 milionë eurove për zbatimin e masës 3.6 të pakos për ringjallje ekonomike, përkatësisht mbështetjen e likuiditetit familjar. Me anë të kësaj mase mbështetet amvisëria, pra familjet duke u subvencionuar kreditë konsumuese ashtu që t’u mundësohet ta kenë sa më të lehtë përballimin e shpenzimeve sezonale”, tha ai.

Murati tha se familjet përfituese do të mbështeten me 10 për qind të kredisë konsumuese, derisa afati për aplikim do të hapet gjatë ditëve në vijim./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin