image Qeveria Kurti mban mbledhje, shqyrtohen masat e reja antiCOVID

Politikë

Qeveria Kurti mban mbledhje, shqyrtohen masat e reja antiCOVID

news image

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje online në këto momente, ku do të shqyrtohen masat e reja antiCOVID.

Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me vendimin e Qeverisë Kurti.

Kujtojmë se dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar përditësim të masave për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Në një takim të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë – ku ka marrë pjesë kryeministri – është thënë se pothuajse të gjitha rastet e infektimit janë me variantin Omicron të koronavirusit.

Kurti ka kërkuar që masat e reja të kenë qëllim ngadalësimin e rritjes së shkallës së infektimit.

Sipas masave aktuale, të miratuara më 23 tetor të vitit të kaluar, kufizimi i lëvizjes zbatohet nga mesnata deri në ora 05:00.

Bizneset e gastronomisë punojnë deri në orën 23:00, derisa muzika ndalet në orën 21:30.

Masat e reja pritet të prekin orarin e këtyre bizneseve.

/GazetaSinjali/