image Qeveria Kurti emëron në krye të bordit të Postës donatorin e Vetëvendosjes

Politikë

Qeveria Kurti emëron në krye të bordit të Postës donatorin e Vetëvendosjes

news image

Kryesues të bordit të Postës së Kosovës, Qeveria Kurti ka emëruar Fadil Bejtën, donator i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që sot është në pushtet, shkruan Gazeta Sinjali.

Emri i Bejtës figuron në listën e donacioneve për Lëvizjen Vetëvendosje, për zgjedhjet nacionale të vitit 2021.

Një herë 1000 euro, e një herë tjetër 50 euro, kryesuesi i bordit i kishte dhënë për Vetëvendosjen, që sot udhëheqë vendin.

Gazeta Sinjali dje ka kontaktuar Bejtën për ta konfirmuar se ka dhënë para për Vetëvendosjen, por i njëjti as nuk e ka pohuar e as mohuar, përkundër insistimit për të marrë një përgjigje.

Ai ka thënë për Sinjalin se nuk është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq ka ndalur telefonin kur është pyetur për donacionet.

Pavarësisht heshtjes së tij, në listën e donacioneve për VV-në shihet se ai ka dhënë dy herë para, më 2 dhe 12 shkurt të vitit të kaluar.

No description available.

Qeveria dje ka emëruar bordin e Postës, derisa Kurti ka “garantuar” se asnjë drejtor s’ka qenë në ndonjë parti politike.

/GazetaSinjali/