image Qeveria ia vazhdon mandatin kryetares së Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Qeveria ia vazhdon mandatin kryetares së Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit

news image

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ia vazhdojë mandatin kryetares së Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Nesrin Lushta.

Vendimi është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa është miratuar nga anëtarët e ekzekutivit pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Gazeta Sinjali

Gjatë leximit të propozim-vendimit, zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi e ka vlerësuar Lushtën.

“Zonja Lushta për katër vite ka qenë kryetare e këtij komisioni dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në drejtimin e komisionit”, ka thënë Dushi ndër tjerash. /Gazeta Sinjali