image Kryetarja e AGK-së: Trajtimi i gazetarëve në takimet LVV-LDK është i papranueshëm

Kosovë

Reagimi/ Kryetarja e AGK-së: Trajtimi i gazetarëve në takimet LVV-LDK është i papranueshëm

news image

Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli ka reaguar për trajtimin e gazetarëve gjatë mbulimit të përcjelljes mediale të takimeve ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Begollit, trajtimi që po u bëhet gazetarëve është i papranueshëm jo korrekt dhe jo profesional.

“Tërësisht e papranueshme, jo korrekte, jo profesionale, për më tepër edhe jo humane, trajtimi i gazetarëve dhe xhiruesve gjatë përcjelljes së takimeve në mes VV e LDK. Përderisa këto takime zgjasin me orë të tëra, gazetarët janë të detyruar të qëndrojnë jashtë, në temperatura të ulëta”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gentiana Begolli ka kërkuar që urgjentisht “të merren masa që kolegët tonë të trajtohen me korrektësi, në mënyrë dinjitoze dhe mos të vazhdoj edhe më tutje ky trajtim jo human”.

Në të kundërtën, Begolli ka paralajmëuar se AGK do të kërkojë nga gazetarët që ta bojkotojnë përcjelljen e këtyre takimeve.

“Nëse gazetarët e xhiruesit do të vazhdojnë edhe me tutje të ballafaqohen me këtë trajtim, ne si AGK do të kërkojmë nga kolegët tonë bojkotimin e përcjelljes së takimeve, ku anëtarët e komunitetit tonë shpërfillen dhe pengohen në kryerjen e detyrës së tyre”, ka thënë Begolli. /Gazeta Sinjali/