image Lëvizja Vetëvendosje dhe AGK-ja 'kapen' për trajtimin e gazetarëve gjatë takimeve LVV-LDK

Kosovë

Zëdhënësi/ Lëvizja Vetëvendosje dhe AGK-ja ‘kapen’ për trajtimin e gazetarëve gjatë takimeve LVV-LDK

news image

Pasi kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli paralajmëroi se do të kërkojnë nga gazetarët t’i bojkotojnë takimet LVV-LDK nëse ata do të vazhdojnë të trajtohen njësoj, ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Ai e ka cilësuar të paqëndrueshëm reagimin e kryetares së AGK-së.

“Reagimi i AGK-së dhe thirrja për të bojkotuar takimet VV-LDK me arsyetimin se gazetarët po qëndrojnë jashta objekteve të Kuvendit dhe në të ftohtë për orë të tëra është i paqëndrueshëm”, ka shkruar Manxhuka.

Sipas tij, gazetarët kanë pritur brenda Kuvendit edhe kur ky institucion nuk ishte i konstituuar.

“Personalisht jam kujdesur që me të arritur te Kuvendi, në çdo takim, gazetarët të presin brenda në Kuvend, madje edhe në kohën kur Kuvendi nuk ishte i konstituuar. Nuk ka asnjë nevojë që dikush të qëndrojë në të ftohtë dhe këtë e kemi evituar në secilin takim”, ka shkruar Manxhuka.

Më parë, kryetarja e AGK-së e cilësoi të papranueshëm trajtimin që po u bëhet gazetarëve gjatë takimeve ndërmjet LVV-së dhe LDK-së. /Gazeta Sinjali/